Lajmet e fundit

Graçanicë 13.06.2026, 23:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.Ndërkaq në Pejë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit shkaktoi dhunë psiqike ndaj një gruaje.
Pejë 13.06.2026, 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, sqaron policia.Ndërsa në Rahovec, dy burra dyshohet se shkaktuan dhunë ndaj viktimës femër.
Rahovec / 123.06.2026-13:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët e përfshira në rast janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.