Faza e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës vazhdon me tri ndeshje mjaft interesante, që zhvillohen të sot nga ora 13:00.
Në Sport 1 do të transmetohet përballja mes Gjilanit dhe Lirisë, një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe luftë të fortë për një vend në çerekfinale.
Gjilani synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës, ndërsa Liria kërkon befasinë në këtë garë.
Ndërkohë, në Sport 3 vjen takimi mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat do të synojnë kalimin tutje, në një sfidë që pritet të jetë e pa parashikueshme deri në fund.
Kurse në Sport 4 transmetohet ndeshja Trepça ’89 – Malisheva, një tjetër duel mjaft i rëndësishëm në këtë fazë të Kupës.
Të dy ekipet hyjnë me ambicie të qarta për të vazhduar garën.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës Artmotion.

●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.