Superliga sot do të jetë e zjarrtë me ndeshje të shumta dhe interesante teksa veçohet padyshim derbi në mes Dritës dhe Gjilanit.
Kjo ndeshje nis në ora 15:00 dhe transmetohet në Art Sport 1 e Klan Kosova teksa komentator i saj do jetë Naim Selmani, me poashtu një emision ekskluziv që vjen në prag të ndeshjes me Arlind Sadikun dhe të ftuarit e tij.
11-shja e mundshme startuesee Dritës pritet të jetë: Maloku - Limani, Cuculi, Balde, Blakçori - Broja, Jashari, Fazliu - Muja, Ajzeraj, Simonovski. Ndërkaq ajo e Gjilanit pritet të jetë: Koliçi - Sorsa, Veliu, Prekazi, Hoxha - Musolli, Useini, Torrasa - Cale, Progni, Krasniqi
Nga po e njejta orë në Art Sport 2 mund ta shikoni duelin mes Malishevës dhe Ballkanit, aty ku dy skuadrat mike luftojnë për pikë të plota dhe kreun e renditjes. Kjo ndeshje vjen nën komentimin e Jon Ajetit.
11-shja e mundshme startuese e Ballkanit është: Frasheri - Thaqi, Hoxha, Berisha, Kapra - Gashi, Kuç, Korenica - Krasniqi, Gripshi, Rrahmani. Në anën tjetër Malisheva pritet të startojë me lojtarët: Gashi - Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani - Bruqi, Ulluri, Pefqeli - Oliver, Hyseni, Stullçaku.
E fundit, por definitivisht jo më pak e rëndësishme është sfida mes Feronikelit dhe Prishtinës, me kryeqytetasit që kërkojnë pikë të plota për tu ngjitur në renditje teksa pritet dhe debutimi i Besart Berishës. Kjo ndeshje vjen në Art Sport 3 nën komentimin e Lirim Pecit.
Feronikeli mund të startojë me: Smakiçi - Pllana, Lladrovci, Bejta, Shala - Ahmeti, Maliqi, Shabani - Elshani, Gashi, Kiçina. Prishtina mund ta nisë lojën me: Nika - B.Krasniqi, Vangjeli, Atanda, Mici - Boshnjaku, Avdyli, E.Krasniqi, Hoti - Kryeziu, Berisha
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.