Lajmet e fundit

Ekspozita prezanton një vepër të komisionuar me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra.
Duke u bazuar kryesisht në shëmbëlltyrën e shtëpisë së fëmijërisë së vetë, autori krijon një mjedis tipik shtëpiak përmes ndërhyrjeve arkitekturale dhe të dizajnit të brendshëm.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 janar të vitit të ardhshëm dhe atë mund ta vizitoni nga e marta në të shtunën prej orës 10:00 - 17:00.
Në këtë ekspozitë po prezantohen vepra të Eshref Qahilit të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 janar të këtij viti.
Me këtë ekspozitë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bën prezantimin e koleksionit të veprave të artit të blera me anë të thirrjes publike të vitit 2022.
Aty mund t'i gjeni veprat e 80 artistëve të rinj e të vjetër të cilat janë të ekspozuara në të dyja katet e galerisë.
Në hapje të saj ishin të pranishëm edhe profesorët e artit si Shyqri Nimani, Esat Valla, Eshref Qahili, Mehmet Behluli dhe të tjerë.
Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit të ardhshëm.
klankosova.tv