Pas Superkupës Kosovë - Diasporë transmetimet sportive në Artmotion nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë me duele interesante nga top ligat evropiane.
La Liga spanjolle do të vijë me tre duele këtë të martë të cilat zbresin në fushë disa prej skuadrave më të mira.
Në Art Sport 1 me fillim nga ora 19:00 mund ta ndiqni përballjen mes Alaves dhe Elche e cila do të vijë nën komentimin e Lirim Pecit, teksa të dyja skuadrat kërkojnë pikë me qëllim stabilizimin në renditjen tabelore.
Pas përfundimit të kësaj përballje në të njëjtin kanal, pra në Art Sport 1, me fillim nga ora 21:30 vjen edhe dueli Villarreal – Cadiz, i cili do të komentohet nga Arbon Flugaj. Të dy skuadrat vijnë pas dy humbjeve radhazi andaj këtë duel e shohin si mundësi të mirë për t'u rikthyer tek fitoret.
Me fillim nga ora 21:00 në kanalet KSport që poashtu janë pjesë e platformës numër një në vend Artmotion mund të ndiqni duelin Espanyol – Athletic Bilbao.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.