Sezoni i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ka përfunduar, por si gjithnjë edhe ky i fundit ka lënë shumë magji mbrapa.
Përpos ngulitjeve dhe koshave të zakonshëm që mund të shihen në NBA, ky sezon ka prodhuar shënime brilante nga distanca për tre pikë, transmeton Klan Kosova.
Në sekondën e fundit, nga gjysma e fushës, me një dorë, nga pozicione gati të pamundura dhe të penguar me nga dy tre lojtarë.
Janë disa nga momentet e situatat dramatike ku yjet e NBA-së arrini ta gjeni rrethin, për të treguar pse flitet për ta në superlativa.
Stephen Curry, Kyrie Irving e James Harden padyshim se nuk mungojnë kur bëhet fjalë për shënimet për tre pikë, por edhe qendrat si Blake Griffin, Marc Gasol e Dwight Howard, kanë pasur momentet e tyre sivjet nga vija 7.25 e NBA-së.
Ju sjellim një përmbledhje të shënimeve për tre pikë, më të çmendurat e sezonit që shkoi.
https://www.youtube.com/watch?v=Tc0nTzdc5xY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.