Klubi i Basketbollit Trepça ka njoftuar se biletat për finalen ndaj Pejës, do të dalin nesër në shitje nga ora 11:00.
Ky klub bëri të ditur se një person ka të drejtë të blejë dy bileta, njofton Klankosova.tv.
“Në vendin e kristaleve, në shtëpinë tuaj e tonën, në "Minatorin" e zjarrtë...luajmë ndeshjen e parë finale të Playoff-it”, thuhet në njoftim.
“Të mërkurën prej orës 20:00 përballemi me Pejën, me synim për ta bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit”.
Kjo do të jetë ndeshja e parë finale mes këtyre dy skuadrave pas 23 vjetëve. /Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.