Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit të shtunën në palestrën "Minatori", triumfuan ndaj prizrenasve me shifrat 92-78.
Më i dalluari në fitoren e xehetarëve ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Ndërsa te Bashkimi më i miri ishte Isiah Umipig, me 22 pikë, një kërcim dhe dy asistime.
Kjo është fitorja e 20-të rresht për klubin mitrovicas. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.