Trepça e Mitrovicës është shpallur kampione e Kosovës në kategorinë U18 në basketboll.
Trepça në finale takoi "Marigona Hill Prishtina" ku e mposhti me rezultat 62:61, njofton Klankosova.tv.
Kjo finale ishte shumë interesant pasi shumë shpesh gjatë ndeshjes epërsia shkonte sa tek njëra skuadër ashtu edhe tek tjetra.
Gjatë pjesës së parë loja u mbyll me rezultat të barabartë, por në pushim ishte ekipi mitrovicas që shkoi në epersië prej 5 pikëve 40:35.
Çerekun e tretë më mirë e nisi ekipi nga Prishtina, duke kaluar në epërsi 47:54, por një seri prej 9:0 e ‘Xehetarëve’ bëri që rezultati të jetë 56:54 në të mirë të tyre.
Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike ku shumë shpesh rezultati ishte i barabartë, po në fund ishte Trepça që fitoi me rezultat përfundimtar 62:61.
Te Trepça u dalluan Anes Gashi me 22 pikë e 14 kërcime, Rinol Gashi me 14 pikë e dhjetë kërcime kurse te Marigona Hill Prishtina u dalluan Altrim Osmani me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Genc Zeqiri me 16 pikë e dhjetë kërcime.
Në ndeshjen për vendin e tretë, KB Vushtrria Basket e ka mundur Pejën me shifrat 70:57.
Finalja Trepça - Marigona Hill Prishtina U18 u shfaq ekskluzivisht në platformën Artmotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.