Mitrovicasit në shtëpi kanë triumfuar ndaj Pejës me rezultat 76:65 (17:12, 23:17, 13:17, 23:19).
Takimi ka qenë mjaft interesant mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, derisa përfundoi me fitoren e ‘Xehetarëve’, njofton Klan Kosova.
“Dj Hanes ishte i jashtëzakonshëm për vendësit, duke shënuar 39 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Ndërkohë, te Peja, nga 14 pikë shënuan Malcolm Armstred dhe Jamicheal Morgan”.
Kjo ishte fitorja e parë për mitrovicasit pas tre humbjeve, derisa pejanët kanë tre fitore dhe dy humbje.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.