Trepça e ka fituar pjesën e parë në serinë e gjashtë të finaleve ndaj Bashkimit me rezultat 45:30.
“Minatorët” e nisën më mirë ndeshjen sesa “Arpagjikët” ku çerekun e parë e fituan me rezultat 27:22.
Mitrovicasit me të njëjtin ritëm vazhduan edhe në 10-minutëshin e dytë, ku shënuan 18 pikë, për dallim nga Bashkimi, të cilët arritën të realizonin vetëm 8 pikë.
Deri më tani, më i miri në parket vazhdon të jetë basketbollisti i Trepçës, Green, i cili realizoi 14 pikë, dy kërcime e tri asistime, teksa te Bashkimi u dallua po ashtu basketbollisti me mbiemrin e njëjtë, Green, i cili realizoi tetë pikë e dhuroi tri asistime, njofton Klankosova.tv.
Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit të Kosovës që po luhen gjashtë finale, ku aktualisht serinë po e udhëheq Trepça me rezultat 3:2, ku nëse Trepça triumfon në fund, do të shpallet kampion, ndërsa nëse fiton Bashkimi do të nevojitet të luhet edhe një ndeshje tjetër.
Ndeshjen mes Trepçës dhe Bashkimit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.