Klubi i Basketbollit Trepça është përforcuar edhe me një lojtar në parket, duke u bërë gati kështu për pjesën e dytë të sezonit.
Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se ka nënshkruar me basketbollistin Kevin Capers.
"Kevin Capers gjelbër zi. Capers, bashkohet me Trepçen nga ekipi i Isrealit Maccabi Urban Ramat Gan. Welcome Kev", thuhet në njoftim.
Përndryshe, Trepça e mbylli vitin 2023 me një fitore ndaj Istogut, me rezultat 106-65, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.