Sonte, në Selanik të Greqisë, Trepça do të zhvillojë një ndeshje të fortë kundër ekipit grek PAOK, në kuadër të garave të FIBA Europe Cup.
Takimi do të nisë në ora 19:15 (koha lokale) dhe do të transmetohet në Youtube.
Edhe pse përballen me disa mungesa, “xehetarët” janë të vendosur të luftojnë deri në fund për një rezultat pozitiv.
Cedrik Russel do të mungojë për shkak dëmtimi, ndërsa Mustafa Amzil dhe Adnan Arslanagic mbeten në dyshim për shkak të gripit, megjithatë stafi mjekësor po punon që ata të jenë gati për lojë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.