Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit fituan me shifrat 94-77 ndaj pejanëve, në sfidën që u zhvillua të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Më i dalluari në fitoren e Trepçës ishte Darnell Edge, me 33 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.
Ndërsa te mysafirët më i miri ishte Larry Thomas me 15 pikë, tre kërcime dhe shtatë asistime.
Trepça siguroi vendin e parë me 22 pikë e dy humbje, kurse Peja renditet e dyta me 17 fitore e shtatë humbje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.