Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli- Trepça.
Mitrovicasit po udhëheqin 2-1 me ndeshje dhe nëse e fitojnë edhe këtë duel në Therandë, atëherë shpallen kampionë për sezonin 2023/2024.
Ky do të ishte titulli i parë që nga sezoni 2011/2012, i pesti në histori të klubit dhe trofeu i 16 në përgjithësi.
Ndeshja Golden Eagle Ylli vs Trepça transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion, me komentimin e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.