Trepça po avancon pjesën e parë të finales së Superkupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 34-40.
“Minatorët” epërsinë e krijuan në çerekun e dytë, pasi në të parin ishin duke u mposhtur nga Sigal Prishitna me rezultat 15-14, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e parë më i miri te Sigal Prishtina ishin Moore me 11 pikë të shënuara e pesë topa të vjedhur, teksa te Trepça më i dalluari ishte Hunter me nëntë pikë të shënuara e katër topa të vjedhur.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.