Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli, me shifrat 78-73 në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi furishëm ndeshjen në palestrën “Minatori”, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 26-17.
Në periodën e dytë u kthye në lojë Trepça duke triumfuar me një pikë më shumë 18-17.
Xehetarët në periudhën e tretë dhe të fundit ishin më të mirë se suharekasit me shifrat 23-13 dhe 20-17, duke fituar në fund me rezultatin përfundimtar 78-73.
Më i dalluari në fitoren e ekipit mitrovicas ishte Jordy Tshimanga me 18 pikë dhe 19 kërcime, duke dominuar trapezin.
Ndërkohë, Drilon Hajrizi shtoi 18 pikë dhe pesë kërcime.
Trepça është e para me 19 fitore e dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli i katërti me 12 fitore e nëntë humbje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.