KB Trepça është bërë klubi i parë që e ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
KB Trepça e mposhti në çerekfinale KB Vëllaznimin me rezultat të thellë 81:56.
Mitrovicasit krijuan epërsi të lartë përgjatë tre çerekëve të parë, ndërsa në çerekun e fundit u aktivizuan basketbollistët e rinj që të marrin përvojë.
Në anën tjetër, Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes së nesërme me Pejës dhe Rahovecit.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.