Trepça e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrës së Yllit, në ndeshjen e tretë finale që po zhvillohet në palestrën “Minatori”.
Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat të ngushtë kundrejt suharekasve me shifrat 37-31.
Basketbollisti më i dalluar në këtë pjesë ishte anëtari i Trepçës. Brandon Edwards, me 10 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Ndërkohë ai u ndihmua Darnell Edge, me tetë pikë dhe një asistim.
Te Ylli u shqua Alonzo Verge Jr me 11 pikë, një kërcim dhe dy asistime.
Përndryshe, ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytën therandasit 80:79.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.