Kampionia e Kosovës, Trepça, nuk ka arritur të gjejë fitoren e parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke u mundur në shtëpi nga skuadra polake Anwil Włocławek me rezultat 87:97.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” ofroi shumë intensitet dhe emocione, me “xehetarët” që luftuan deri në fund për të përmbysur rezultatin, por përvoja dhe efikasiteti i skuadrës mysafire bëri diferencën në çastet vendimtare.
Kjo ishte humbja e tretë e Trepçes në garat evropiane dhe problemet po vazhdojnë për mitrovicasit që as në Pro Credit Superligë nuk e kanë nisur mirë. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.