Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit, me rezultat 87-79, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Rahoveci e nisi mirë çerekun e parë, duke e fituar me rezultat 21-17, por mitrovicasit u kthyen shpejt në lojë, pasi në çerekun e dytë, ishin shumë të mirë, duke e fituar me 10 pikë epërsi, 27-17.
Në periodën e dytë, Trepça vazhdoi me formë të lartë, pasi edhe periudhën e tretë e fitoi me rezultat 20-13. Nikoqirët edhe pse ishin më të mirë në çerekun e fundit, me rezultat 28-23, Trepça kaloi në finale, me rezultatin përfundimtar 87-79.
Më i dalluari në fitoren e xehetarëve ishte Will Daniels, me 18 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Trepça në finale e pret fituesin e tjetrës gjysmëfinale, Prishtina-Golden Eagle Ylli, duel, i cili do të zhvillohet me fillim nga 20:00./Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.