Klubi i basketbollit Trepça, pas një kohe të gjatë problemesh, ka arritur të këndellet.
Bordi i klubit nga Mitrovica është mobilizuar fort dhe ka arritur të gjejë sponsor serioz dhe tash po qëndron mirë financiarisht, madje i kanë të garantuara pagat deri në fund të stinorit.
Kjo ka bërë edhe tifo grupin Torcida që ta mbushë sallën përplot.
Trepçës gjithashtu i janë kthyer basketbollistët kryesor, si dhe kanë transferuar nga Amerika, Jordan Reed që pati paraqitje të mirë në ndeshjen e tij të parë për minatorët.
Synim i klubit është futja në ‘play-off’ dhe kupa.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://youtu.be/bClDJ_ykyWA
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.