Skuadra mitrovicase Trepça, e ka fituar derbin e javës së tetë të ProCredit Superligës së Kosovës në Basketboll.
Xehetarët arritën të mposhtin KB Bashkimin me rezultat 80:52.
Vendësit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës, duke e fituar çerekun e parë me shifrat 24:07, kurse pjesën e parë e përmbyllën me avantazh të dyfishtë, prej 23 pikësh (46:23).
Bashkimi nuk arriti të marrë pothuajse për asnjë moment lojën në dorë.
Çereku i tretë përfundoi 19-13 kurse të katërtin, Bashkimi e humbi me vetëm një pikë dallim.
Ndeshja përfundoi me rezultat të thellë në të mirë të Trepçës, 82:52.
Kjo është fitorja e gjashtë e KB Trepçës, ndërsa ka edhe dy humbje, kurse KB Bashkimi i ka shtatë fitore, dhe të vetmen humbje e ka këtë të shkaktuar nga xehetarët.
Kjo ishte xhiroja e 8-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.