Prizrenasit i kthehen fitores, mitrovicasit vazhdojnë me humbje.
Ponte Prizreni ka fituar duelin e fundit të gjysmës së sezonit në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Trepçën me rezultatin 95:74.
“Bardhë e zinjtë” pasi humbën derbin lokal nga Bashkimi të enjten, të dielën i shkaktuan “minatorëve” disfatën e 10-të radhazi.
Vendasit e përmbyllën pjesën e parë të takimit me epërsi prej 4-të pikëve, ndërsa atë e thelluan gjatë çerekut të tretë dhe të katërt.
Lojtari më në formë tek fituesit ishte Jeremiah Paige me 27-të pikë, ndërsa tek humbësit Erving Walker me 26-të pikë.
Ponte Prizreni me këtë fitore ka 24 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelore, ndërsa Trepça e fundit ka 16-të pikë.
Ndeshja Ponte Prizreni - Trepça, u transmetua ekskluzivisht në Art Motion dhe Klan Kosova.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Shpend Spahija.
https://www.youtube.com/watch?v=X-DJ_dHH-nI&feature=youtu.be&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.