Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit.
“Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë të finales me rezultat 82:67, duke e çuar serinë në 4:2.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë se mysafirët, ku çerekun e parë e fituan me pesë pikë më tepër, 27:22, ndërsa diferencën e krijuan në të dytin, të cilin e fituan me 10 pikë më tepër, 18:8, njofton Klankosova.tv.
Bashkimi arriti që ta fitonte çerekun e tretë, me dy pikë më tepër, 17:19, por që nuk ndikoi shumë në rrjedhën e lojës deri në fund.
Por, Trepça nuk lejoi që ndeshja të pësonte befasi, pasi triumfoi edhe në periodën e fundit me rezultat 20:18.
Kjo është hera e dytë rresht që Trepça shpallet kampione e Kosovës në basketboll, pasi kampione ishte shpallur edhe sezonin e kaluar.
[caption id="attachment_2581870" align="alignnone" width="2048"]

Pamje nga festa e tifozëve mitrovicas, pasi Trepça u shpall kampione e Kosovës në basketboll[/caption]
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.