KB Trepça ka gëzuar fansat me fitoren e parë në Ligën Ballkanike pasi ka mposhtur KK Karpos Sokoli 2000, në xhiron e dytë të garave.
Vizitorët patën epërsi dyshifrore në minutat e parë të periudhës së katërt, por vendosmëria e mikpritësve u tregua vendimtare në fund të takimit, transmeton Klan Kosova.
Trepca e nisi mirë ndeshjen, por më pas me kalimin e minutave dështoi të jetë stabile dhe kështu u dha mundësinë mysafirëve që ta rrezikojnë. Por u kthye në kohën e duhur për të marrë pikët e nevojshme.
Ndeshjen tjetër skuadra mitrovicase do ta luajë ndaj Feni Industries, ndërsa Sokoli do të pushojë në atë xhiro.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.