Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes basketbollistike mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Trepça arriti që t’i fitonte të dy çerekët, me një epërsi të përgjithshme në pjesën e parë prej 11 pikëve, ku rezultati është 44:33.
Në çerekun e parë, Trepça fitoi me gjashtë pikë epërsi, konkretisht me rezultat 23:17, ndërsa me pesë pikë e fitoi të dytin, 21:16.
Më i miri në fushë deri më tani për Yllin është basketbollisti Brown me 18 pikë, tre topa të vjedhur e një asist, kurse te Trepça u dallua Cambridge me 16 pikë, gjashtë topa të vjedhur e një asistim.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.