Trepça e ka mposhtur ekipin basketbollistik nga Prishtina, Borën me rezultat të thellë prej XX-XX në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë u takoi vendasve, të cilët e fituan atë me rezultat të ngushtë prej vetëm një pikë diferencë, 16-15.
Ndërsa, 10-minutëshi i dytë u takoi “Minatorëve”, e fituan atë me 11 pikë diferencë, duke e lejuar ekipin nga kryeqyteti të shënonte vetëm gjashtë pikë, 6-17, njofton Klankosova.tv.
Diferenca në pikë u rrit edhe në çerekun e tretë, të cilin Trepça e fitoi me rezultat 15-22. Kurse, çereku i fundit u mbyll me rezultat të barabartë, 20-20.
Lojtari më i mirë te Bora ishte amerikan Graham, i cili shënoi 12 pikë, vodhi 12 topa dhe dhuroi një asistim, teksa te Trepça u dallua Kapiti, i cili shënoi 16 pikë, vodhi 15 topa dhe dhuroi dy asistime.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.