Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës, me shifrat 85-69, në palestrën “Karagaçi”, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës.
Mitrovicasit e nisën mirë takimin duke fituar në çerekun e parë me shifrat 23-18, ndërkohë në periodën e dytë u kthyen pejanët duke e mbyllur me rezultat 22-18.
Megjithatë, skuadra nga Mitrovica dominoi në dy periudhat e fundit me shifrat 22-15 dhe 22-14, për të fituar në fund me rezultat 85-69.
Më i dalluari nga radhët e Trepçës ishte Cevin Bracy-Davis me 20 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Ndihmë dha edhe Darnell Edge, i cili shtoi 19 pikë dhe pesë kërcime.
Fitore sonte shënoi edhe Sigal Prishtina ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76-65.
Ndryshe, nesër zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të kësaj xhiroje, ku Vëllaznimi përballet me Proton Cable Prizrenin dhe Istogu me Bashkimin. /Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.