Trepça ka shënuar fitore ndaj Istogut, me rezultat 112-65 në kuadër të xhiros së parë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit e nisën mirë çerekun e parë duke e fituar me shifrat 31-13, ndërsa edhe çereku i dytë u mbyll 32-22.
Edhe periudha e tretë dhe e katërt përfundoi në të mirë të klubit mitrovicas për rezultatin final 112-65.
Lojtari më i dalluari te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Teksa ishte i ndihmuar edhe nga Amin Hot, me 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.
Kështu Trepça, pas suksesit në Superkupë, e nis me fitore edicionin e ri të elitës së basketbollit në Kosovë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.