Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, po udhëheq pas çerekut të parë ndaj Bashkimit me rezultat 15:18.
Ky ballafaqim i parë i finales elitare të basketbollit kosovar, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të platformës ArtMotion.
Prizrenasit po e zhvillojnë duelin e parë final në palestrën e tyre "Sezair Surroi", duke qenë se edicionin e rregullt 2024/25 e përfunduan në vendin e parë, njofton Klankosova.tv
"Torcida" nga ana tjetër synon që ta mbrojë trofeun kryesor të këtij sporti në Kosovë, të cilin e fitoi sezonin e kaluar.
Mitrovicasit kanë arritur deri në fund të Playoff-it në plot katër sezone radhazi, derisa kanë fituar çdo garë ku konkurruan në dy vitet e fundit.
Për "Arpagjik't" kjo është finalja e parë që nga viti 2018, ku edhe ishin shpallur kampion për herë të parë.
Kujtojmë se për shkak të një incidenti në gjysmëfinale ndaj Pejës, Bashkimi luan sot pa prezencën e tifozëve, si masë ndëshkuese nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.