Trepça e ka fituar çerekun e parë të finales së gjashtë ndaj Bashkimit me rezultat 27:22.
Më i miri në 10-minutëshin e parë te Trepça ishte Green, i cili realizoi shtatë pikë, një kërcim e tre asiste.
Ndërsa, te Bashkimi u dallua Copes, i cili shënoi pesë pikë dhe një kërcim, njofton Klankosova.tv.
Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit të Kosovës që po luhen gjashtë finale, ku aktualisht serinë po e udhëheq Trepça me rezultat 3:2.
Ndeshjen mes Trepçës dhe Bashkimit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.