Trepça ka mundur Rahovecin me rezultat 82:66 (25:22, 26:7, 13:25, 16:14), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kishin epërsi deri në tetë pikë, por në fund të çerekut të parë, rahovecasit me një seri të suksesshme ngushtuan shifrat në 25:22, sa përfundoi kjo pjesë.
Por, shkëputja e madhe e ‘Xehetarëve’ u bë në periudhën e dytë, ku ishin bindshëm më të mirë dhe lejuan ‘Vreshtarët’ të shënojnë vetëm shtatë pikë për dhjetë minuta, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 51:29, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, skuadra nga Rahoveci nuk u dorëzua dhe ishin më të mirë në periodën e tretë, për të tentuar përmbysjen e madhe, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 66:52.
Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me Vreshtarët që synonin rikthimin dhe mitrovicasit që ruajtën epërsinë dhe triumfuan 82:66, ndërsa në gjysmëfinale e presin fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.
Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e shtatë asistime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 20 pikë e pesë asistime.
Klubi mitrovicas për ballafaqimin në gjysëmfinale, pret fituesin e duelit Peja-Bashkimi, që nis në orën 20:30 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1.
Kurse gjysëmfinalja tjetër, do të luhet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Të dyja këto duele, zhvillohen të premten, kurse finalja të dielën.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.