Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës, me rezultat 91-83, në kuadër të javës së 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Çerekun e parë e nisën mirë vendasit duke e fituar për dy pikë 20-18, teksa në të dytin mitrovicasit ishin të pamëshirshëm duke e fituar me shifrat 31-15.
Edhe në çerekun e tretë, xehetarët ishin më të duke e fituar me rezultat 23-18. Në çerekun e fundit pejanët ishin më të mirë duke e fituar me shifrat 30-19. Rezultati përfundimtar në fund ishte 91-83.
Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Will Daniels, me 25 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
Te Peja u dallua Rodney Purvis, me 20 pikë, një asistim dhe një kërcim.
Trepça pas fitores, renditet në vendin e katërt me nëntë fitore me po aq humbje, teksa Peja në pozitën e tretë me 13 fitore dhe pesë humbje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.