Skuadra e Trepçës udhëton drejt Polonisë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të këtij edicioni në FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit do të përballen nesër, me fillim nga ora 18:30, me ekipin e Anwil-it, në duelin që shënon mbylljen e rrugëtimit evropian për sezonin aktual.
Pavarësisht rezultateve, klubi vlerëson pjesëmarrjen në garat evropiane si një eksperiencë të rëndësishme dhe të vlefshme, e cila ka kontribuar në rritjen dhe forcimin e skuadrës si në aspektin sportiv ashtu edhe organizativ.
Me përfundimin e obligimeve në FIBA Europe Cup, Trepça tashmë e zhvendos të gjithë përqendrimin te garat vendore, ku synimi mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm: të luftojë për trofetë dhe të jetë gjithmonë ndër pretendentët kryesorë në çdo kompeticion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.