Trepça e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në FIBA Europe Cup, ku u mposht nga Caledonia Gladiators me rezultat 76 – 80.
Dy çerekët e parë “Minatorët” i humbën me rezultat 24:26 dhe 11:19, për ta fituar më pas çerekun e tretë me rezultat 23:16.
Ndërsa, çereku i katërt u takoi mysafirëve, të cilët e fituan atë me një pikë diferencë, 18:19, njofton Klankosova.tv.
Më i miri në parket për Caledonia Gladiators ishte Whelan me 17 pikë të shënuara, katër topa të vjedhur dhe gjashtë asistime.
Kurse te Trepça u dallua Johnson me 16 pikë, pesë topa të vjedhur dhe gjashtë asistime.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.