Trepça e ka fituar edhe çerekun e tretë në finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.
“Minatorët”, çerekun e tretë e fituan me 5 pikë epërsi, teksa rezultati i përgjithshëm është 51-62 në favor të Trepës, njofton Klankosova.tv.
Deri në këto momente, më i miri në parket për Sigal Prishtinën janë Burns me shtatë pikë të shënuara e tetë topa të vjedhur, teksa te Trepça Hunter ka 14 pikë të shënuara e pesë topa të vjedhur.
Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren për finalen e madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.