Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës, duke e barazuar serinë e gjysmëfinaleve në 2-2.
Mitrovicasit në sallën “Minatori” triumfuan me rezultat 82-77, njofton Klankosova.tv.
Më i dalluari te Trepça ishte Kendrick Brown me 21 pikë, dy kërcime dhe një asistim.
Ndërsa te Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 23 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.
Tani finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e pestë të enjten, ku do të përballet me Pejën, pasi kjo e fundit e mposhti Golden Eagle Yllin. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.