Skuadra basketbollistike, Trepça mund të përjashtohet nga SIGAL UNIQA Balkan League.
Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate ku thuhet se Drejtori Sportiv i kësaj gare është shtyrë që të marrë një vendim të tilla, transmeton Klan Kosova.
Krejt kjo për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare
“Me 30.12, pra sot, kur është dita e fundit e punës për këtë vit, Trepça ka dështuar të procedojë kërkesën dhe kështu afati i fundit mbetet 6 janari i vitit 2017, kur edhe ata do të përjashtohen përfundimisht nga kjo garë”, shkruan në komunikatën e Balkan League.
Aty thuhet se klubi mitrovicas ka për detyrë që t’i përmbush obligimet ashtu si 11 klubet e tjera.
Ndërsa përmendet se atmosfera në “Minatori” deri tash ka qenë shumë e mirë dhe se janë të kënaqur shumë deri tash, përveç me obligimet financiare.
Më tej shprehin edhe falënderim për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe kryetarin Erolld Belegun për bashkëpunimin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.