Me golat e Milazim Bajraktarit dhe Ardian Hasanit, Trepça'89 mori sot një fitore të madhe në Mitrovicë, për të vazhduar synimin kampional, inkuadrimin në Superligë.
Vëllaznimi nuk mundi t'i bëj ballë "minatorëve", duke ngecur tani prapa skuadrave të para në Grupin A të Ligës së Parë, njofton Klankosova.tv.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Prizren, në kuadër të javës së 24', Liria e mposhti 1-0 Trepçën, me golin e Dijar Nikqit.
Prizrenasit tani kanë 46 pikë, aq sa edhe Drenica e vendit të parë, por që luan të dielen ndaj Besës në kuadër të kësaj xhiro, kurse Trepça me tri më pak qëndron pas.
Sikurse Superliga e Kosovës në futboll, ashtu edhe Liga e Parë, transmetohen ekskluzivisht në platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.