Trepça '89 ia ka pamundësur Ballkanit t'i merr tre pikët e plota në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.
Mitrovicasit e kanë përmbysur epërsinë prej 0:3 të ekipit nga Suhareka, duke e mposhtur në fund me 4:3.
Golin e parë për Ballkanin e shënoi Gripshi në minutën e 31-të.
Golin e dytë e ka realizuar Krasniqi në minutën e 46-të të takimit.
Kurse për 0:3, shënoi Mirlind Daku i cili e arriti golin e 15.
Por, skuadra mitrovicase e përmbysi rezultatin duke shkaktur një sensacion të rrallë, njofton Klan Kosova.
Golat për Trepça '89 i realizuan Sie minuta e 64-të. Rilind Namani në të 76-tën. Sie ishte përsëri aty, për të barazuar shifrat në 3:3 në minutën e 83-të.
Ndërkaq, fitoren Trepçës 89 ia dhuroi Bizzmarku në minutat shtesë të takimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.