Trepça 89-të ka arritur fitore të lehtë ndaj Dukagjinit me rezultat 3:0.
Armend Gashi në minutën e 18-të shënoi golin e parë në këtë takim, ndërsa Robert Rrahmani në minutën e 30-të, dyfishoi rezultatin e Trepçës 89-të
Golin e fundit për skuadrën nga Mitrovica e ka shënuar sulmuesi Christian Mba në minutën e 88-të.
Trepça 89-të po kalon një formë të mirë ku në tre ndeshjet e fundit kanë marrë dy fitore dhe një barazim, duke u ngjitur në vendin e pestë me nëntë pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Dukagjini thellohet edhe më shumë në krizë rezultatesh, ku nga tetë ndeshje të luajtura ka vetëm dy pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në tabelë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.