Lojtari i ri i Real Madridit, Trent-Alexander Arnold ka folur për herë të parë pasi iu bashkua klubit mbretëror.
Trent tha se shpreson se do të jetë në gjendje që ta përsëris suksesin e tij me Liverpoolin dhe t’u japë shumë asistime sulmuesve.
“U rrita duke parë Real Madridin të fitonte 3 Liga të Kampionëve. Nuk jam i panjohur me Real Madridin që fiton trofe. Kam folur disa herë me Xabin. I thashë se ishte një idhull i imi gjatë fëmijërisë, kështu që të punoj me të është një ëndërr e bërë realitet”, tha Trent në intervistë për media, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh i entuziazmuar me bashkimin te Reali, pasi tha se “vetëm një numër i vogël lojtarësh anglezë kanë luajtur për Real Madridin, është e veçantë të jesh pjesë e tij”.
“Do të jetë shumë e vështirë të fitoj Topin e Artë me lojtarët e kësaj skuadre. Jam thjesht i lumtur që do të luaj me ta dhe jo kundër tyre. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam shumë me fat dhe krenar”.
“Nëse do të largohesha nga Liverpooli, do të ishte vetëm për Real Madridin. E di prej kohësh”, tha ai.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.