Brenda një muaji, Kosova ishte nikoqire e Suedisë dhe Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Ndaj suedezëve, Dardanët fituan me dy gola, duke mos lejuar mysafirët të shënojnë asnjë.
Ylli i Arsenalit, Viktor Gyoekeres, dhe ai i Liverpoolit, Alexander Isak, i cili ishte futur nga banka rezervë, nuk arritën të mposhtin Aro Muriqin në "Fadil Vokrri", përcjell Klankosova.tv.
As sonte, sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, nuk mundi të gjejë golin në Prishtinë.
Treshja veç sezonin e kaluar i kishin shënuar 102 gola në total për klubet e tyre të atëhershme. /Klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.