Lajmet e fundit

Leposaviq 29.06.2026 – 01:00. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur tri viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të cilët ua kishin dëmtuar edhe veturën. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.