La Liga vazhdon me spektakël edhe gjatë kësaj mesjave. Këtë të martë në platformën numër një në vend, Artmotion do vijnë plotë tre super duele nga futbolli spanjoll.
Me fillim nga ora 19:30 në Art Sport 1 transmetohet Getafe – Atletico Madrid, me mysafirët që janë favorit të mëdhenj për ta marrë fitoren në koloseumin “Alfonso Perez”. Kjo ndeshje do të komentohet nga Arlind Sadiku.
Nga ora 22:00 vijnë dy duele nga La Liga në kanalet sportive të platformës Artmotion.
Duke nisur nga ora 22:00 në Art Sport 2 transmetohet dueli mes Athletic Bilbao dhe Rayo Vallecano me vendasit që janë favorit për të fituar në “San Mames” mirëpo transferimi i fundit i Vallecanos, Radamel Falcao ka rekord fantastik ndaj Bilbaos, pasi ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje dhe mund t’ia vështirësoj punët. Kjo ndeshje komentohet nga Arbon Flugaj.
Në po të njejtin orar mirëpo në Art Sport 3 vjen përballja tjetër interesante mes Levantes dhe Celta Vigos, dy skuadrave që luajnë futboll të hapur dhe atraktiv teksa dijnë të dhurojnë spektakël në fushë. Enis Bardhi pritet të rikthehet për skuadrën e Levantes teksa nga minuta e parë pritet të jetë edhe Shkodran Mustafi. Engjëll Bërbatovci do jetë komentator i kësaj sfide.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.