Një instruktor dhe tre gjyqtarë kosovarë të baketbollit po marrin pjesë në Kampin për Gjyqtarë të quajtur “Can do Basketball – Education and Training” që po organizohet në Sofje të Bullgarisë.
Kampi ka filluar sot, me 2 qershor deri me 8 Qershor 2015, ndërsa në të do të ligjërojnë gjyqtarë me renome ndërkombëtare si Alan Richardson, Davorin Nakic, Shay Shtriks dhe Stelios Koukoulekidis.
Instruktori dhe gjyqtarët nga Kosova që do të jenë pjesë e këtij Kampi janë: Faton Kurshumlija dhe Blendi Fejza, Endrit Basha e Ngadhnjim Shabani.
“Kjo është hera e tretë që ne gjyqtarët nga Kosova do të jemi pjesë e këtij kampi, i cili është i mirëseardhur për ne duke marr parasysh faktin se përveç ligjëratave që do të kemi rastin t’i dëgjojmë nga gjyqtarë të nivelit shumë të lartë, ne gjithashtu do ta ndajmë drejtësinë në disa ndeshje miqësore që do të zhvillohen gjatë gjashtë ditëve sa do të qëndrojmë në Sofje ”, ka deklaruar Kurshumlija, i cili do të jetë në cilësinë e instruktorit nga Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.