Në Kolumbinë e drogës, Pablo Escobarit, Shakiras, Falcaos, etj. ndodhen së paku tre qytete me emrin Albania.
Nëse kërkon hartat e rajoneve të shtetit të Amerikës Latine dhe të kërkoni me Albania, qyteti i parë që do t’ju shfaqet është Albania në rajonin e quajtur La Guajira, ndërsa qyteti i dytë me emrin Albania gjendet në rajonin e Santander.
Në Juglindje të Kolumbisë në rajonin midis Cauca-s dhe Hula-s, disa qindra kilometra larg kryeqytetit kolumbian Bogota, ndodhet një distrikt i vogël malor, i quajtur, Albania, transmeton KJ, shkruan albeu.
Distrikti Albania bënë pjesë në prefekturën Popayan, të qytetit që mban të njëjtin emër dhe kufizohet nga qytetet e mëdha si Cali, Neiva, Florencia, Tumaco e Pasto, dhe është afër ne kufirin me Ekuadorin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.