Lajmet e fundit

Kirurgët në Teksas kanë kryer transplantimin e parë në botë, të kafkës.
Operacioni ka zgjatur 15 orë, dhe ka përfshirë një ekip prej më shumë se 50 mjekëve, transmeton Klan Kosova.
Pacienti, James Boysen, vuan nga një formë e rrallë e kancerit, dhe kimioterapia i’a kishte shkatërruar një pjesë të kafkës së tij.
Mjekët e Anderson Cancer Center dhe Spitali i Houston, i zëvendësun një pjesë të kafkës së Boysen.
Pacienti 55 vjeçar tha se ishte shumë i habitur nga suksesi i operacionit.
“Është shokuese se si ka pasur sukses operacioni”, u shpreh Boysen.
Pacienti ka vujatuar nga një lloj i kancerit i cili përfshin tumore malinje në indet e muskujve të tij. Gjithashtu ai ka vuajtur nga diabeti që nga mosha 5 vjeçare.
Udhëheqësi i këtij operacioni, Dr Selber u shpreh që vullneti i Boysen për të jetuar ka rezultuar me sukses të këtij operacioni.
“Kurajo, guximi dhe entuziazmi i Boysen është çelësi i suksesit të këtij operacioni", u shpreh Selber.
Ndërsa pacienti 55 vjeçar shprehet mirënjohës ndaj mjekëve.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë, dhe unë do i jem përgjithmonë falenderues mjekëve që kanë kryer transplantimin.”
“Do i jem gjithmonë mirënjohës që prapë e kam një shans që ti bëjë gjërat që i dua dhe të qëndrojë me njërëzit që i dua”, u shpreh Boysen.
