Lija e majmunëve është shumë ngjitëse, madje edhe katër ditë para shfaqjes së simptomave, ka treguar një studim i ri.
Sëmundja u përhap në Evropë në maj të këtij viti, shkruan "The Sun", transmeton Klankosova.tv. Tani mjekët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se transmetimi i lisë së majmunëve përpara se të shfaqen simptomat mund të jetë më i konsiderueshëm sesa mendohej më parë.
Përhapja e infeksioneve mund të parandalohet me izolim.
Simptomat e lisë së majmunit janë ethet, dhimbje e kokës, dhimbje muskulore, dhimbje shpine, të dridhura, lodhje, djersitje natën, nyjat limfatike të fryra, skuqje, e të tjera.
Homoseksualët janë me të rrezikuar për t'u infektuar.
Ky virus i veçantë është një zoonozë e rrallë, që do të thotë se ai transmetohet te njerëzit nga kafshët.
Është shumë i përhapur në pjesë të largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, pranë pyjeve tropikale të shiut.
Ai përhapet midis njerëzve vetëm përmes kontaktit të ngushtë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.